Hyrje
Me këtë Politikë të Privatësisë, do t’ju shpjegojmë se ku dhe si ruhen të dhënat personale të të gjithë blerësve të regjistruar në faqen tonë të internetit. Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për www.fuego-international.com dhe nën-domenet e saj.
Nëse ekziston një lidhje (link) që ju çon në faqe të tjera, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave personale që ato faqe të internetit mund të ofrojnë.
Çdo përdorues, gjatë regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i informuar dhe pajtohet me këtë Politikë të Privatësisë.
Çfarë informacioni mbledhim?
Gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit, privatësia juaj respektohet plotësisht. Gjatë vizitës suaj në www.fuego-international.com dhe faqet e tjera të lidhura me të, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse i jepni vullnetarisht përmes regjistrimit ose nëse aplikoni për një pozicion pune.
Nëse jeni regjistruar, të gjitha të dhënat personale që vendosni në formularin e regjistrimit do të përdoren për nevojat e dorëzimit të produktit, realizimin e pagesës dhe reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga ne (nëse keni zgjedhur këtë opsion). Të dhënat ruhen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nuk u transferohen palëve të treta.
Nga informacionet e nevojshme për regjistrim, porosi ose realizimin e një urdhri pune, përfshijmë:
- Emrin dhe mbiemrin
- Adresën e email-it
- Adresën e dorëzimit të porosisë
- Numrin e telefonit për kontakt
Kompania mund të mbledhë dhe përpunojë të dhëna personale për qëllimet e mëposhtme:
- Njoftimet për intervistat e punësimit
- Punësim ose praktikë profesionale
- Anketa për kënaqësinë e klientëve;
- Për dërgimin e një fature ose profature;
- Për t’ju kontaktuar me email, telefonata, mesazhe SMS ose forma të tjera ekuivalente të komunikimit elektronik për t’ju informuar për ndonjë borxh të papaguar;
- Për ndjekjen dhe realizimin e një porosie;
- Për t’ju dërguar lajme të lidhura me Fuego International;
- Për komunikim me institucionet shtetërore kompetente (p.sh. Ministria e Punëve të Brendshme ose organet inspektuese përkatëse);
- Për ndarjen e informacionit me shoqëritë e
Kategoritë e të dhënave personale që përpunojmë:
- Aplikime për punësim: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, adresë banimi, shtetësi, gjini, numri personal i identifikimit, niveli dhe lloji i arsimit, përvoja e punës, email, numër kontakti.
- Punësim: emër dhe mbiemër, datëlindje, numri personal i identifikimit, vendlindje, adresë banimi, shtetësi, gjini, niveli dhe lloji i arsimit, kombësi, llogari bankare, email, numër kontakti.
- Dorëzimi i një produkti të porositur: emër, mbiemër, telefon, email, vendndodhje, kod postar, shtet, kod promocional, shënim për porosinë.
Kategoritë e përdoruesve të të dhënave ose marrësve të mundshëm të të dhënave personale:
- Shoqëri sigurimesh
- Shoqëri sigurimesh që siguron produkte
- Banka
- Administrata Tatimore
- Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Inspektoratet përkatëse
- Gjykatat
- Noterë dhe përmbarues
- Avokatë
- Dhe institucionet shtetërore të autorizuara
Kompania mund të zbulojë të dhënat tuaja personale nëse një veprim i tillë është i nevojshëm për:
- Pajtimi me ndonjë rregullore ligjore
- Parandalimi ose hetimi i mundësive për gabime në ofrimin e shërbimeve nga ana e kompanisë
- Mbrojtja e sigurisë personale të përdoruesve të shërbimit ose të publikut Përpunuesit që mund të kenë qasje në të dhënat personale:
- Agjencitë për mbledhjen e kërkesave, për të ofruar shërbime për mbledhjen e kërkesave
- Shoqëritë e sigurimit
- Bankat
- Avokatët
- Agjencitë e marketingut, për të realizuar aktivitete të lidhura me realizimin e aktiviteteve të marketingut dhe njoftimet e përdoruesve
- Ekzekutues të jashtëm të shërbimeve IT, për të ofruar shërbime për mirëmbajtjen e sistemeve, administrimin dhe zhvillimin e sistemeve dhe aplikacioneve
- Kontabilistët, për të kryer aktivitete të fushës së kontabilitetit
- Ofrues të jashtëm të shërbimeve të lidhura me arkivimin e të dhënave
- Kompanitë që ofrojnë dorëzimin e produkteve
- Shërbimi që ofron mirëmbajtjen e produkteve
Të dhënat që mbledhim dhe ruajmë tek ne, nuk do të publikohen, shiten ose dorëzohen palëve të treta, përveç autoriteteve kompetente, në përputhje me rregulloret ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fuego International Doo mban të drejtën për të përdorur adresat IP dhe të dhënat e tjera të përdoruesve për të zbuluar identitetin e tyre në rast të zbatimit të ligjit dhe procedurave ligjore.
6.7. Të drejtat tuaja si subjekte të të dhënave personale:
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si subjekt i të dhënave personale që përpunojmë, ju keni të drejtat e mëposhtme:
- Të informoheni nga Fuego International Doo mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, përfshirë nëse të dhënat personale përdoren në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë;
- Të kërkoni nga Fuego International Doo që të plotësojë, ndryshojë dhe/ose përditësojë të dhënat tuaja personale, nëse ato janë të paplota, të pasakta ose të papërditësuara, duke paraqitur një kërkesë;
- Të kërkoni nga Fuego International Doo që të kufizojë përpunimin e të dhënave personale me përkufizimin e duhur se cilat të dhëna personale do të ruhen;
- Të kërkoni nga Fuego International Doo që të fshijë të dhënat tuaja personale;
- Të dorëzoni një kërkesë te Fuego International Doo me të cilën do të tërhiqni pëlqimin e dhënë për qëllimet e përpunimit të të dhënave personale;
- Të dorëzoni një ankesë mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Këto të drejta mund t’i realizoni përmes informacionit dhe dokumenteve që janë të disponueshme në linkun vijues: fuego-international.com.
Përveç të dhënave financiare, të gjitha informacionet që mbledhim nga faqja e internetit janë ekskluzivisht për përdorimin tonë (relacioni me përdoruesit, ndjekja e porosive të punës, porositë, etj.) dhe ato nuk do të dorëzohen te palët e treta për ndonjë arsye.
Ne nuk mbledhim ndonjë informacion financiar, si numri i kartelës, etj. Të dhënat rreth kartelës së kreditit dhe llogarisë bankare do të ruhen dhe përdoren ekskluzivisht nga banka për të mundësuar pagesën e produkteve/porosive përmes realizimit të një transaksioni.
Transaksioni për pagesën e produktit është redirektuar dhe procesuar përmes portali për pagesë me kartelë kreditore të Bankës. Portali përdor mbrojtje moderne të të dhënave dhe të gjitha proceset zhvillohen përmes një lidhjeje të sigurt me bankën.
Fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të ofrojnë të dhëna personale pa miratimin e prindërve ose kujdestarëve dhe ne angazhohemi që nuk do të mbledhim ose përdorim të dhëna nga fëmijët. Ne marrim të gjitha masat mbrojtëse për ruajtjen e të dhënave personale të blerësve, me qëllim minimizimin e rrezikut nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i këtyre të dhënave.
Fuego International Doo ju informon se ky sajt përdor skedarë tekstualë të quajtur “cookies”. Pa to, sajtit nuk do të funksionojë siç duhet dhe shumë nga opsionet nuk do të jenë të dukshme për ju. “Cookies” janë skedarë të vegjël tekstualë që shkruhen në kompjuterin ose pajisjen tuaj mobile kur vizitoni një faqe interneti. Cookies mbajnë informacione rreth cilësimeve tuaja në shfletuesin tuaj, si p.sh. gjuhën, madhësinë e fontit dhe faktin që keni vizituar disa faqe. Kështu, kur të vizitoni përsëri të njëjtën faqe, nuk është e nevojshme t’i vendosni përsëri. Disa nga cookies janë të nevojshme për funksionimin e faqeve, ndërsa disa përdoren për mbledhjen e të dhënave statistikore.
Me ndihmën e këtyre skedarëve, ndjekim lëvizjet e vizitorëve në faqe dhe mbledhim të dhëna si mund të optimizohet dhe përmirësohet funksionaliteti i faqes. Këta skedarë nuk lidhen me të dhënat tuaja personale.
Të gjitha informacionet që regjistrohen në cookies, Fuego International Doo do t’i përdorë ekskluzivisht për nevojat e shërbimit në internet ose për qëllime statistike dhe në mënyrë që privatësia juaj të mos rrezikohet. Nëse të dhënat tuaja personale duhet të regjistrohen në cookies, kjo do të bëhet vetëm me miratimin tuaj paraprak.
POLITIKA E PRIVATITETIT
Kontakti
Nëse dëshironi që të dhënat tuaja të korrigjohen ose fshihen, ose nëse keni ndonjë pyetje ose sugjerim në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të na kontaktoni në adresën elektronike: data_protection@fuego-international.com.
Dëshirojmë të theksojmë se adresa elektronike nga e cila do të na kontaktoni dhe të dhënat tuaja personale, si dhe përmbajtja e kërkesave ose sugjerimeve tuaja, nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç për t’ju përgjigjur kërkesës, pyetjes ose sugjerimit tuaj të dërguar tek ne.